image Motoçiklisti 'fluturon' në Prishtinë, rrezikon trafikun (VIDEO)

Sinjalizime

Motoçiklisti ‘fluturon’ në Prishtinë, rrezikon trafikun (VIDEO)

news image

Aksidentet e trafikut në Kosovë, në shumicën e rasteve po ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve, që shumë herë po çojnë edhe në ngjarje fatale. Njëjtë ndodhi edhe me aksidentin në Ferizaj, ku humbën jetën katër anëtarë të një familjeje.

E siç duket as rastet fatale nuk po u bëjnë përshtypje shoferëve kosovarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu të paktën shihet në disa pamje të dërguara nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali, ku shihet një motoçiklist i cili lëviz në mënyrë të çmendur në Prishtinë.

Ai shihet derisa bën manovra nëpër rrugët e kryeqytetit dhe rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Sinjalizuesi i tha Sinjalit se veturat mundoheshin të mbajnë distancë me të, ndonëse ai “fluturonte”.

/GazetaSinjali/