image Motivi që dyshohet se e shtyu Lulëzim Sopin ta vrasë ish-gruan, Sebahaten, e më pas edhe veten sot në Emshir - Sinjali

Motivi që dyshohet se e shtyu Lulëzim Sopin ta vrasë ish-gruan, Sebahaten, e më pas edhe veten sot në Emshir

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se një burrë rreth 45 vjeç dyshohet se e ka vrarë një grua të moshës rreth 40 vjeç, e më pas edhe veten, rreth orës 09:00 në rrugën “Ali Vitia” në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

Sinjali mëson se 40-vjeçarja punonte në një hotel që gjendet në këtë lagje.

Burime të Gazetës Sinjali brenda këtij hoteli kanë bërë të ditur se motivi i kësaj vrasjeje është xhelozia dhe problemet e vazhdueshme, pasi që 45-vjeçari dhe 40-vjeçarja kishin qenë të martuar, por më pas ishin shkurorëzuar.

Sinjali mëson se viktimat janë Lulëzim Sopi dhe Sebahate Sopi nga Fushë-Kosova./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin