image Gjenden dy persona pa shenja jete në Prishtinë, dyshohet për vrasje dhe vetëvrasje

Siguri

Gjenden dy persona pa shenja jete në Prishtinë, dyshohet për vrasje dhe vetëvrasje

news image

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në rrugën “Ali Vitia”, në lagjen “Emshir” të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazeta Sinjali kanë bërë të ditur se viktimat janë një mashkull dhe një femër.

Viktimat janë të moshës rreth 40 (femra) dhe rreth 45 vjeç (mashkulli).

Sinjali mëson se 45-vjeçari dyshohet se e ka vrarë 40-vjeçaren, e më pas edhe veten.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri, me të cilën dyshohet se janë kryer vrasja e vetëvrasja.

Gazeta Sinjali do ju mbajë të informuar me detaje të reja nga ky rast./Gazeta Sinjali/