Meteorologët parashikojnë për sot, e diel të mbajë mot i butë kryeisht me vranësira dhe me erë. Sipas Prishtina Ëeather, kohë pas kohe do të ketë reshje shiu.
Mot me vranësira do të mbajë edhe në fillim të javës ku parashikohet që kohë pas kohe të ketë reshje të dobëta shiu ndërsa në viset malore mbi 1,500metra lartësi, reshje bore.
Të martën, kryesisht vranët, me erë. Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje erërat do të pushojnë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri në 6C, e maksimalet nga 9C deri në 13C. Javën e ardhshme minimalet zbresin deri në 1C, e maksimalet në 7C.
Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugu-juglindja 5-15m/s.
Shtypja atmosferike deri ditën e diel do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale. /Gazeta Sinjali/