Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot me vranësira të dendura gjatë ditës, teksa mëngjesi dhe mbrëmja parashihet të jetë më freskët, raporton Gazeta Sinjali.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të lëvizin nga 21-23 gradë Celsius.
IHK njofton lagështia relative mesatare ditore parashihet t’i shënojë vlerat rreth normales,(50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.