Parashikimi i motit.
Datat:
5.10 – Vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje priten riga lokale shiu.
6.10 – Pjesërisht vranët. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
7.10-8.10 – Të hënën, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Ditën e martë, pjesërisht vranët.
9.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit të shtunën do të shënojnë rritje të lehtë, e më pas gradualisht do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimalet nga 14C deri 17C. Nga mesi i javës së ardhshme pritet të shënojnë rritje më të theksuar.
Era do të fryejë kryesisht nga verilindja 2-8m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, e në fillim të javës do të shënojë rritje. /Gazeta Sinjali/