Moti me diell dhe pjesërisht i vranët pritet të mbizotërojë në vendin tonë, gjatë dy ditëve të ardhshme.
Mëngjesin e së shtunës do të ketë ngrica dhe mjegull të lehtë, derisa gjatë gjithë ditës do të ketë vranësira më të theksuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes. Nuk parashihet të ketë reshje shiu, përpos riga të dobëta dhe të izoluara në disa pjesë të vendit, kryesisht në jug dhe juglindje.
Bazuar në këtë situatë meteorologjike, Instituti Hidrometeorogjik i Kosovës njofton se ditën e premte cilësia e ajrit do të jetë në vlerat e pashëndetshme, derisa të shtunën pritet përmirësim i vogël./Gazeta Sinjali/