Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbahet kryesisht i vranët.
IHK njofton se vranësirat ditën e enjte parashihen që vende-vende të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s./Gazeta Sinjali/