Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të vazhdojë të mbajë situatë e ngjashme meteorologjike, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi gadishullin e Ballkanit.
Sipas këtij instituti, temperaturat do të lëvizin në mes -2 deri në 8.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e pashëndetshëm si rrjedhojë e masave pasive të ajrit dhe elementeve tjerë meteorologjikë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Meteorologët parashikojnë se do të ketë mjegull në mëngjes, nëpër ultësira dhe rrëzë maleve, si dhe do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes./Gazeta Sinjali/