Në fundjavë kryesisht do të jetë mot i kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit më ftohtë, me mundësi edhe për mjegull përgjatë ultësirave.
Temperaturat gjatë ditës pritet të shënojnë rritje të lehta, njofton Prishtina Weather.
Në fundjavë mbi rajonin tonë do të shtrihen fusha të fuqishme anticiklonike, që do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Nga Mesdheu rryma më të ngrohta ajrore sjellin rritje të temperaturave maksimale, mirëpo orëve të mëngjesit nëpër ultësira paraqiten kushte për formim të mjegullës apo vranësirave të ulëta, vende-vende me mundësi edhe për ngrica të lehta.
Sipas Prishtina Weather javën në vijim, vendi ynë mbetet nën dominimin e fushave të presionit më të rritur, të cilat vazhdojnë të kushtëzojnë mot stabil, kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit vazhdojnë të shfaqen kushte për formim të mjegullës. Temperaturat gradualisht në rënie.
Koncentrimi i ndotësve ajror në ditët e ardhshme gradualisht në rritje, kështu që vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit ditën e shtunë do të rriten nga vlera të mira në mesatare, e kohëpaskohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.
7.11 – Në mëngjes më ftohtë, viseve të ulëta mundësi për mjegull ose re të ulëta. Ditën kryesisht me diell.
8.11 – Në mëngjes ftohtë, në vise të ulëta mjegull. Vende-vende edhe ngricë e lehtë. Ditën më butë, kryesisht me diell.
9.11 – Mëngjesi në vise të ulëta me mjegull, me mundësi edhe për ngrica. Ditën mbetet mot i butë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.
10.11 – Kryesisht me diell, përgjatë orëve të mëngjesit vranësira të ulëta.
11.11 – Pjesërisht vranët, përgjatë orëve të mëngjesit vranësira të ulëta. Ditën edhe intervale me diell.
Temperaturat minimale në rënie, do të luhaten nga 0C deri 2C, e maksimalet në rritje nga 12C deri 15C.
Era do të fryj kryesisht nga verilindja, e lehtë 1-4m/s.
Shtypja atmosferike nga e diela në rënie të lehtë por mbetet mbi vlera normale./Gazeta Sinjali/