image Moti për sot dhe ditëve në vijim, parashikohet ngritje e temperaturave dhe më pas shi

Kosovë

Moti për sot dhe ditëve në vijim, parashikohet ngritje e temperaturave dhe më pas shi

news image

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Pas një mëngjesi mjaft të freskët gjatë ditës priten ngritje të temperaturave krahasuar me ditën e sotme. Pasdite do të ketë vranësira në disa rajone por nuk priten reshje atmosferike.

Pasnesër dhe të enjten pritet të kemi mot edhe më të nxehtë dhe kryesisht stabil. Temperaturat maksimale pritet të sillën nga 28 deri në 30 gradë Celsius. Të enjten nuk përjashtohen mundësia për ndonjë rigë apo rrebesh shumë të izoluar shiu me ndonjë vetëtima dhe bubullimë.

Nga e premta pritet destabilizim i motit.

Në bregdetin e Shqipërisë do të jetë nxehtë, kurse në viset tjera priten ulje të temperaturave dhe vende-vende edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk pritet të jenë gjithëpërfshirëse, por në disa rajone priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. /Gazeta Sinjali