Ditëve të para të vitit 2020, pritet të mbajë mot kryesisht me diell, në mëngjes ngrica. Në fundjavë mundësi për reshje bore
Fusha të fuqishme të presionit të lartë dhe masa më të ngrohta ajrore nga Evropa Qendrore, do të shtrihen mbi rajonin tonë ditëve të para të vitit 2020.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se nën këto kushte, pritet të mbajë mot kryesisht me diell, e temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, në limite të vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.
Parashikimi për datat 2-6 janar:
02.01 – Ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
03.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.
04.01-5.01 – Ditën e shtunë, në mëngjes ftohtë dhe ngrica. Ditën vranësirat do të shtohen, gjatë natës priten reshje shiu dhe bore. Të dielën, kryesisht me vranësira, e kohë pas kohe me reshje të dobëta bore.
6.01- Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.
Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga +3C deri në +6C, e nga dita e diel do të pësojnë rënie deri në 0C.
Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi 1-3m/s.
Shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale./Gazeta Sinjali/