image Moti për sot, a do të ketë shi?

Kosovë

Moti për sot, a do të ketë shi?

news image

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të institutit, vranësirat gjatë pjesës së dytë vende – vende do të shoqërohen me reshje lokale të shiut.

Temeraturat maksimale gjatë ditës së sotme pritet të arrijnë deri në 28 gradë celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHMK njofton se indeksi UV do të mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, kurse në fushat barike mbetemi nën vlerat e normales.

Sot po ashtu pritet të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10 m/s./Gazeta Sinjali/