image Moti për pesë ditët e ardhshme

Kosovë

Parashikimi/ Moti për pesë ditët e ardhshme

news image

Mot i ftoftë, kryesisht me vranësira pritet të marrë nesër në Kosovë, njofton Prishtina Weather.

Sipas PW, ditën e shtunë, kohë pas kohe priten reshje të dobëta bore, e në vise malore do të ketë reshje mesatare bore.

Borë, parashikohet të ketë edhe ditën e diel. Gjatë kësaj dite, Prishtina Weather  njofton se, do të mbizotërojë mot i ftoftë, kryesisht vranët.

Edhe në dy ditët e fundit të vitit do të ketë mot të ftoftë dhe vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje priten kthjellime. Në ditën e fundit të vitit 2019, ftohtë, me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.

Dita e parë e vitit të ri 2020 parashihet me mot kryesisht të vranët dhe ftohtë. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të zbresin nga -2C deri në -8C, e ato maksimale nga +2 deri në -1C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu 4-9m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje lartë mbi vlera normale./Gazeta Sinjali/