image Moti për javën e ardhshme - Në këto vise do të bie borë

Kosovë

Moti për javën e ardhshme – Në këto vise do të bie borë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se sonte do të fillojnë reshjet e shiut, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto reshje, sipas IHMK-së, pritet të jenë të intensitetit mesatar, deri të lartë, për shkak të vranësirave të dendura të stadit të mesëm dhe të ulët të troposferës, të cilat kanë mbuluar territorin tonë dhe të cilat po vazhdojnë të intensifikohen.

Reshje parashihet të ketë më shumë gjatë ditës së hënë dhe ditës së mërkurë, përderisa gjatë ditëve të tjera parashihet të ketë më pak reshje.

Ndërkaq, në viset malore, meteorologët paralajmërojnë mundësinë që të ketë reshje bore.

“Temperaturat në nivel vendi parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ky institut njofton se kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, kur është fjala te cilësia e ajrit, përfshirë edhe kushtet agrometeorologjike të cilat do të jenë në favorin e bimësisë për shkak të reshjeve.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit, kryesisht në veriperëndim, shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri në 15 m/s./Gazeta Sinjali/