image Moti për dy ditët e ardhshme

Kosovë

Moti për dy ditët e ardhshme

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell gjatë së mërkurës dhe të enjtes në vendin tonë.

“Në fushat barike parashihen rënie të lehta dhe këto ndryshime do të mundësojnë mot të paqëndrueshëm duke sjellë reshje shiu ditën e mërkurë dhe ulje të temperaturave, kryesisht maksimaleve të ditës. Reshjet më intensive priten në veriperëndim, perëndim dhe qendër të vendit, ndërsa pjesa lindore dhe juglindore parashihet të ketë reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Nuk përjashtohen mundësit që në viset malore (Alpet shqiptare dhe malet e Sharrit) të ketë reshje bore”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

/GazetaSinjali/