Në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe me vapë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky institut njofton se gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave, të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes./Gazeta Sinjali/