Gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe herë-herë me reshje shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e fushave ciklonike edhe gjatë ditës së enjte. Në këtë situatë meteorologjike do të mbaj mot i vranët dhe herë-herë me reshje shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Ky institut parasheh që temperaturat minimale gjatë ditës së enjte do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Kurse, gjatë dita e premte do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe pak vranësira të cilat do të jenë të fokusuara rreth maleve.
“Temperaturat gjatë ditës së premte do të shënojnë rritje të lehta, sidomos maksimalet e ditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/