Mbi vendin tonë në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e fundit.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, kryesisht në orët e mesditës dhe në mbrëmje.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./Gazeta Sinjali/