Gjatë fundjavës në vendin tonë do të mbizotërojë mot i vranët dhe me intervale dielli, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Prishitna Weather, në fundjavë vendi do të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët, të cilat do të kushtëzojnë mot me vranësira, kurse të dielen do të ketë intervale me diell. Këto dy ditë vende-vende ekzistojnë mundësi për riga lokale shiu, sidomos ditën e shtunë.
PW gjithashtu njofton se temperaturat do të jenë në rritje përreth vlerave mesatare.
Nga dita e martë, sipas parashikimeve të fundit, masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit pritet të zbresin mbi rajon, ku do të sjellin mot të ftohtë, e ditën e mërkurë mundësi edhe për reshje të dobëta bore dhe shiu.
Koncentrimi i pluhurave shkretinor që kanë filluar të depërtojnë gjatë ditës së sotme, do të mbetet i lartë edhe ditëve në vijim, megjithëse me një tendencë të rënies, kështu që vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten ndërmjet atyre mesatare dhe të pashëndetshme./Gazeta Sinjali/
E shtunë – Kryesisht me vranësira. Paradite në jug të vendit mundësi për riga lokale shiu.
E diel – Vranësira dhe intervale me diell.
E hënë – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
E martë – Ditën e martë, më ftohtë dhe kryesisht me vranësira. Të mërkurën mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Mundësi për reshje bore dhe shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri në 4C, e maksimalet nga 11C deri në 14C. Nga dita e martë do të pësojnë rënie, minimalet deri në -2C, e maksimalet në 3C deri 5C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.