Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe kryesisht i qetë ndërsa temperaturat minimale do të zbresin afër kuotës 0 gradë celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Instituti poashtu bën të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s./Gazeta Sinjali/