Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme (e mërkurë dhe e enjte) do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë celcius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 24 gradë celsius.
IHMK-ja ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.