Në ditët vijuese do të jetë mot i nxehtë me temperatura të larta, e me mundësi të reshjeve të pakta të shiut.
Ndërkaq, fundjava do të jetë e freskët, jo aq e nxehtë sa do të donin personat që kanë planifikuar ndonjë piknik.
Ky është parashikimi për 5 ditët në vijim:
16.07 – Pjesërisht me diell, ditën edhe me vransira. Pasdite rreth viseve malore mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.
17.07 – Paradite intervale me diell. DItën vransirat do të shtohen. Më vonë pasdite, mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
18.07 – Më freskët, kryesisht me vransira. Ditën kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu, që pasdite vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullimë.
19.07 – Freskët, kryesisht me vransira. Ditën dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për rrebeshe shiu.
20.07 – Kryesisht me diell. Në mëngjes freskët, gjatë ditës më ngrohtë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 16C, e maksimale nga 26C deri 29C, e në fundjavë do të zbresin në 21C deri 23C.
Do të fryejë erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike në fundjavë pëson rënie, e më pas pritet të rritet përreth vlerave normale./ Gazeta Sinjali/