Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 17 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sa i përket fushave barike ato janë në rritje dhe kështu do të vazhdojnë, duke krijuar një situatë stabile meteorologjike.
Temperaturat minimale do të ulen deri në -1 gradë Celsius derisa në shtresat përdhese do të ketë ngrica të lehta të cilat për ngasësit e trafikut do të krijojnë vështirësi.
Mjegull parashihet të ketë në ultësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.
Edhe Shqipëria do të karakterizohet me mot të mirë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 gradë Celsius në veri deri në 17 gradë Celsius në jug të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK./ Gazeta Sinjali/