image Moti i ligë| Aeroporti “Nënë Tereza” anulon fluturimet

Shqipëri

Moti i ligë| Aeroporti “Nënë Tereza” anulon fluturimet

news image

Aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ ka njoftuar se 10 fluturime janë anuluar apo zhvendosur për shkak të kushteve të këqija të motit në vende të ndryshme të Europës. Përkatësisht gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air kanë kryer ulje në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës që ka përfshirë vendin tonë.

Që nga Aeroporti i Shkupit, pasagjerët do të transportohen për në Tiranë. Ndërkohë disa prej pasagjerëve u është ofruar mundësia e rimbursimit.

“Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjereve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar I Shkupit drejt Tiranës. Disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse.

jashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër. Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa”, thuhet në njoftim.

Disa prej fluturimeve drejt Rinasit që janë anuluar apo zhvendosur:

Gjermani, Eindhoven (Është ulur në Shkup)  Pritet që pasagjerët të transportohen drejt Tiranës.

Francë, Beauvois (Anuluar)

Itali, Nuremberg (Anuluar)

Itali, Bologna (Anuluar)

Zvicër, Gjenevë (Anuluar)

Itali, Katanja (Anuluar)

Itali, Pizza (Anuluar)

Pritet që situata e motit të keq të normalizohet ditën e nesërme.

/GazetaSinjali/