Në Gjirokastër dhe Sarandë reshjet e shiut kanë qenë intensive përgjatë gjithë natës dhe mëngjesit të sotëm.
Autoritetet kanë këshilluar shpejtësi të reduktuar për shkak të pranisë së ujërave.
Disa akse dytësore kanë shembje të dheut dhe rrëzime pemësh.
Në Finiq ka pasur bllokime të aksit Zminec-Gravë, derisa autoritetet raportojnë edhe për disa dëme në ura dhe rrugë dytësore.
Probleme me shembjen e dherave ka pasur edhe në aksin e ri Kardhiq-Delvinë, por bëhet e ditur se nuk ka pengesa në qarkullim./TCH