Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të kemi mot të ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë në 26 gradë Celsius.
Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbaj edhe gjatë ditëve vijuese.
Kjo situatë stabile vije si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit, ku për pasojë do të kushtëzojnë mot me diell.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme.
Kjo gjendje stabile e motit do të vazhdoj edhe 7 ditë, ku më pas pritet ç’rregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/