Sot dhe ditët e tjera në vazhdim në Kosovë do të mbizotërojë mot tipik pranveror me temperatura rreth vlerave të normales për periudhën që jemi, shkruan Gazeta Sinjali.
Në viset malore me lartësi mbi 900m parashihet që temperaturat minimale të lëvizin rreth zeros, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
“Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullsisë me sëmundje kronike, kjo si pasojë e qarkullimit të dobët të masave ajrore dhe presionit të lartë atmosferik”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s./Gazeta Sinjali/