image Mot përvëlues gjatë gjithë javës në Kosovë

Kosovë

Mot përvëlues gjatë gjithë javës në Kosovë

news image

Në ditët e ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot i nxehtë, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Prishtina Weather ka njoftuar për temperaturat që do të mbizotërojnë deri më datën 25 qershor.

Postimi i plotë:

23.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vranësirave lokale. Vende-vende mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima.

24.06 – Mot shumë i nxehtë, me diell dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.

25.06 – Shumë nxehtë. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 20C, e maksimalet në rritje nga 31C të hënën, deri në 38C ditën e enjte.

/GazetaSinjali/