image “Mos e bombardoni Gazën” – Marshohet në Prishtinë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

“Mos e bombardoni Gazën” – Marshohet në Prishtinë

news image

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizoi marshin “Në solidaritet me popullin palestinez”, shkruan Gazeta Sinjali.

Qytetarë të shumtë kanë marshuar me thirrjen “Mos e bombardoni Gazën”, dhe “Mos i vrisni të pafajshmit”.

Në mesin e marshuesve ishte edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

Disa javë të përleshjeve të dhunshme në Jerusalemin Lindor kanë nxitur luftimet më të ashpra në vitet e fundit në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Në qendër të dhunës, që ka lënë të vdekur dhjetëra persona, janë tensionet në mes të izraelitëve dhe palestinezëve për Jerusalemin, në të cilin gjenden zonat e shenjta për hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët.

Ndërkohë që të dyja palët janë të vendosura për të vazhduar luftimet.

Në Gaza, është rritur numri i të vrarëve.

Në anën tjetër, dje ushtria izraelite tha se trupat e saj “janë duke u përgatitur për operacione tokësore” kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: