image Për çka dyshohet qytetari që po ndiqej sot nga polici në Prishtinë

Siguri

Për çka dyshohet qytetari që po ndiqej sot nga polici në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali sot ka publikuar një video, ku shihet një polic derisa vrapon për të arrestuar një person, në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Personi që ndiqej nga zyrtari policor dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Ndërlidhur me pamjet që po i referoheni, zyrtari policor ka qenë në ndjekje të një të dyshuari, i cili ka provuar t’i shmanget arrestimit policor. I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Veriu në Prishtinë për t’u proceduar më tej në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit”, tha ai.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/