image Momenti i ndërhyrjes së policisë në restorantin “Extra Fish” në Prishtinë për mosrespektim të masave antiCOVID

Siguri

Momenti i ndërhyrjes së policisë në restorantin “Extra Fish” në Prishtinë për mosrespektim të masave antiCOVID

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një përleshje mes zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe personelit të restorantit “Extra Fish” në lagjen “Pejton”, në Prishtinë.

Arsyeja e përleshjes dyshohet se ishte rezistimi që punonjësit e restorantit në fjalë kishin bërë në momentin kur inspektorët kishin shkuar për të shqiptuar gjobë për shkelje të masave anti-COVID.

Gazeta Sinjali ka siguruar videon nga ky moment, kur shihen policët që intervenojnë në këtë rast, duke përdorur sprej.

Gazeta Sinjali mëson se pronarët e restorantit sot kanë parashtruar ankesë në Inspektoratin Policor të Kosovës kundër zyrtarëve policorë për “përdorim të forcës joproporcionale”.

Për shkak të kësaj përleshje, disa persona kanë pësuar lëndime trupore, për çka mbrëmë ishin dërguar për tretman mjekësor në QKUK./Gazeta Sinjali/