image Momenti i arrestimit të 22-vjeçarit që voziste si i çmendur në Prishtinë

Kosovë

Siguri/ Momenti i arrestimit të 22-vjeçarit që voziste si i çmendur në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar mbrëmë një 22-vjeçar me inicialet M.H., i cili dyshohet se voziste çdo natë në mënyrë të rrezikshme në rrugën C në Prishtinë.

Mbrëmë, Gazeta Sinjali raportoi për arrestimin e tij, me ç’rast policia e ka konfiskuar edhe telefonin e tij, ku janë parë disa fotografi të 22 vjeçarit me armë zjarri, të cilën konfirmoi se e posedon dhe se e ka në lokalin e tij.

Arrestimin e tij për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar mbrëmë Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Në orën 21:00 në rrugën C në Prishtinë, një njësi policore e stacionit policor Jugu, ka ndaluar një veturë me targa vendore e timpit BMw, e cila drejtohej nga qytetari me inicialet M.H., i lindur në vitin 1997. I njëjti është intervistuar nga policia dhe në telefonin e tij janë gjetur disa fotografi me armë zjarri dhe i njëjti ka pranuar se armën me të cilën është në fotografi e ka në lokalin e tij. Policia po merret me rastin”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Sinjali/