image Molliqaj: Pas një jave në qeveri, Kurti është zhvendosur në një shtëpi 500m2 në Prishtinë

Financa

Molliqaj: Pas një jave në qeveri, Kurti është zhvendosur në një shtëpi 500m2 në Prishtinë

news image

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka publikuar një fotografi të një shtëpie në lagjen “Tasligje” në Prishtinë, në të cilën thotë se tani po jeton kryeministri, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Molliqaj ka thënë se edhe nëse është me qira, sipas tij, qiraja e kësaj shtëpie me sipërfaqe 500 metra katror është sa rroga e kryeministrit, për të cilin thotë se posedon një banesë në vlerë të 400 mijë eurove në Norvegji.

“Në shtëpinë që shihni në foto banon Albin Kurti…Mbase militantët e VV-së tash mund të argumentojnë se Kurti nuk e ka blerë këtë shtëpi por jeton aty me qira. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por megjithatë ndërrimi i vendbanimit nga 60m² në rreth 500m² në një nga lagjet më shtrenjta të Prishtinës, ngritë të disa pyetje. Nëse paguan qira, si mbulohen shpenzimet? Qiraja mujore për një shtëpi të tillë kushton sa paga mujore e kryeministrit. Pse nuk po publikohet kontrata?”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Molliqaj ia ka kujtuar bashkëpartiakut të tij deklaratën se “në politikë duhet të varfërohemi, e jo të pasurohemi”.

“Kurti thoshte se në politikë duhet të varfërohemi, e jo të pasurohemi. Çka po ndodh tash? Pse pas 1 jave në qeveri, Kurti ka nevojë të jetojë në shtëpi 500m², kur dihet që ai jeton krejtësisht i vetëm pasi që familja i jeton në Norvegji?”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/