image Mjekët kosovarë bëhen 'copa' gjatë Kongresit në Prishtinë - VIDEO

Siguri

Mjekët kosovarë bëhen ‘copa’ gjatë Kongresit në Prishtinë – VIDEO

news image

Kongresi i Federatave të Sindikatave të Shëndetësisë për zgjedhjen e kryetarit dhe organeve të tjera, ka dështuar pasi që është ndërprerë si pasojë e tensioneve të krijuara mes anëtarëve.

Gazeta Shneta ka publikuar pamje brenda sallës ku është mbajtur kongresi. Në videon e publikuar dëgjohen fyerje e akuza për keqpërdorim milionash në FSSHK.

Kandidate për kryetare në këtë kongres ishte Tevide Imeri, e cila kishte siguruar nënshkrimet e nevojshme sipas statutit nga regjionet e sindikatave.

Ndërkaq, Blerim Syla nuk kishte arritur të merrte nënshkrimet e nevojshme, i cili e ka quajtur proces të parregullt dhe me shkelje ligjore, duke thënë se do të shpallte kandidaturën e tij në kongres.

/GazetaSinjali/