image Mjegull e ngrica/ Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosovë

Mjegull e ngrica/ Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

news image

Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike, shkruan Gazeta Sinjali.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë barike do të kushtëzojë mot relativisht të qetë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Meteorologët parashikojnë se do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes./GazetaSinjali/

May be an image of map