image Miu futet në Viva Fresh Store në Prishtinë, shihet duke ngrënë petulla (VIDEO)

Sociale

Miu futet në Viva Fresh Store në Prishtinë, shihet duke ngrënë petulla (VIDEO)

news image

Qytetarët vazhdimisht ankohen për çmimet dhe cilësinë e produkteve në marketet e mëdha në vend. Mirëpo, problem i vazhdueshëm po mbetet edhe higjiena në këto hapësira.

Një qytetare ka publikuar në grupin “Network Prishtina” një video, për të cilin pretendon se është realizuar në njërën nga pikat e supermarketit “Viva Fresh Store” në Prishtinë.

Në këtë video shihet një mi i cili është futur në pjesën e pjekurinave dhe shihet duke ngrënë petulla.

@gazetasinjali

Sinjalizim: Miu në njërën prej pikave të Viva Fresh në Prishtinë ????????

♬ original sound – GazetaSinjali

Instituti i Shëndetit Publik ka apeluar te qytetarët që të ruajnë ushqimet nga minjtë, pasi që të njëjtit janë shkaktarë të sëmundjes ethet e minjve./Gazeta Sinjali/