image Ministria e Shëndetësisë tregon se cilët nxënës do të vaksinohen nesër

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë tregon se cilët nxënës do të vaksinohen nesër

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me qëllim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën anti-COVID-19, kanë organizuar ekipe mobil për vaksinimin e nxënësve në Shkollën e Mesme “Eqrem Qabej” në Prishtinë, gjatë ditës së nesërme (e premte, 26 nëntor).

Vaksinimi do të zhvillohet nga ora 08:00 dhe do të bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës, në mjediset e kësaj shkolle.

“Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Dita/Data: E premte, 26 nëntor, 2021

Koha: 08:00

Vendi: Shkolla e Mesme “Eqrem Qabej “, Prishtinë

Tema: Vaksinimi i nxënësve me vaksinën kundër COVID-19

/GazetaSinjali/