image Ministri Shala nuk di asgjë për rrahjen në ministrinë e tij: Qe dy muaj ditë s`jam dalë andej

Rrahja/ Ministri Shala nuk di asgjë për rrahjen në ministrinë e tij: Qe dy muaj ditë s`jam dalë andej

news image

Ministri në largim i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka deklaruar se nuk është fare në dijeni për skandalin e rrahjes në Ministrinë që e drejton.

“Pse çka ka ndodhë?”, ka qenë përgjigja e ministrit Shala kur është kontaktuar nga Gazeta Sinjali rreth përfshirjes në rrahje të dy vartësve të tij, njëri prej të cilëve bashkëpartiak i tij nga Nisma Socialdemokrate.  

Madje, ky rast u bë “sebep” që ministri të tregoj se qe dy muaj nuk ka shkuar në punë, ndonëse vazhdon të paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës.    

“Vallahi nuk e di, veti ata. Ngom vëlla, unë që dy mujë ditë s`jam dalë andej veç për naj çështje administrative shkoj që është e domosdoshme me konë aty. Se sen ide s`kam se jam marr me çështje të partisë.”, ka thënë për Gazetën Sinjali, ministri në largim Endrit Shala.

Më herët, Gazeta Sinjali mbështetur në burime raportoi ekskluzivisht, për rrahjen që ndodhi sot brenda objektit të Ministrisë së Tregtisë ku dyshohet se Arian Krasniqi djali i vëllait të Jakup Krasniqit, e ka sulmuar sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci. Sipas burimeve, Krasniqi dyshohet se e ka sulmuar Rrecin në zyrën e tij.

Jozyrtarisht merret vesh se meditjet kanë qenë shkak për këtë rrahje.

Arian Krasniqi kishte kërkuar nëshkrimin e fletëpagesave të udhëtimeve që i kishte bërë jashtë vendit gjë të cilën nuk ia kishte mundësuar sekretari i ministrisë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës. “Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin” ka thënë Ahmeti për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/

Arian Krasniqi dhe Burim Rreci