image Nipi i Jakup Krasniqit rrihet me sekretarin e Ministrisë së Tregtisë

Skandaloze/ Nipi i Jakup Krasniqit rrihet me sekretarin e Ministrisë së Tregtisë

news image

Nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi dyshohet se e ka sulmuar sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Burim Rrecin.

Gazeta Sinjali ka mësuar se ka ndodhur kjo rrahje brenda objektit të ministrisë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, e cila ka thënë se rreth orës 14:00 kanë pranur informata për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndim trupore.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informate për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pesuar lendime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin” ka thënë Ahmeti për Gazetën Sinjali.

Sipas burimeve, Krasniqi e ka sulmuar Rrecin në zyrën e tij.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/