Milan është ballafaquar me Romën në elitën e futbollit italian, transmeton Sinjali Sport.
Rossoneri ka arritur fitore shumë të rëndësishme në derbin e javës në Serie A me rezultat 1-2.
Zlatan Ibrahimovic me një goditje të fuqishme nga gjuajtja e lirë i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 25-të.
Franck Kessie përmes penaltisë në minutën e 56-të e dyfishoi avantazhin.
Për romakët, Stephan El Shaarawy e shënoi golin e nderit në minutën e 93-të.
Rossoneri me këtë fitore i grumbullon 31 pikë në pozitën e dytë, përderisa Giallorossi me 19 pikë është e katërta. /Gazeta Sinjali Sporti/