image Milani triumfon në derbin e javës në Itali

Futboll

Milani triumfon në derbin e javës në Itali

news image

AC Milan e ka mposhtur me lehtësi Atalantan, transmeton Sinjali Sport.

Rossoneri e dominoi skuadrën vendase me rezultat 2-3.

Ishte David Calabria që realizoi golin e parë pas vetëm 28 sekondave.

Pas një asistimi të bukur, Calabria u gjet para portierit dhe lehtësisht e dërgoi topin në rrjetë.

Golin e dytë për Rossonerin e shënoi, mesfushori italian Sandro Tonali në minutën e 42-të.

Rafael Leao konkretizoi një super gol në minutën e 78-të.

Duvan Zapata e ngushtoi epërsinë në të 86-ën përmes penaltisë, kurse Mario Pasalic në kohën shtesë realizoi golin e fundit në këtë takim.

Kjo fitore mysafirët i gjen në pozitën e dytë me 19 pikë, dy më pak se Napoli që është lideri.

Vendasit në tjetrën anë me 11 pikë mbajnë pozitën e tetë. /Gazeta Sinjali Sporti/