image Milani triumfon më vështirësi ndaj Bolognas/ Ibrahimovic me gol dhe autogol

Futboll

Milani triumfon më vështirësi ndaj Bolognas/ Ibrahimovic me gol dhe autogol

news image

AC Milan ka arritur të fitojë një ndeshje shumë të rëndësishme në Serie A, raporton Sinjali Sport.

Rossoneri triumfoi në udhëtim në një ndeshje që i kishte të gjitha.

Rezultati përfundimtar në këtë ballafaqimi ishte 2-4.

Milani e nisi shumë mirë sfidën, ku me Leaon kaloi në epërsi (16’), më pas Soumaoro mori karton të kuq për vendasit (20’) dhe pastaj Calabria realizoi edhe një gol në pjesë të parë (35’).

Periudha e dytë e këtij dueli filloi shumë më mirë për vendasit, ku Ibrahimovic shënoi autogol (49’), kurse Barroë pas tre minutave i barazoi shifrat (52’).

Sidoqoftë kjo ishte tëra nga vendasit pasi, Soriano (58’) u ndëshkua edhe ky me karton të kuq, duke mbetur pa dy lojtarë skuadra nikoqire.

Numri i futbollistëve ndikoi në fushë, ku pas shumë rasteve nga Rossoneri, u gjet goli, pas një goditje të fuqishme nga Bennacer (84’), si dhe Ibrahimovic nuk e lejoi të kryhej dueli pa shënuar edhe ai në portën e duhur (90’).

Me këtë fitore Milani merr kreun duke grumbulluar 25 pikë, kurse Bologna me 12 sosh gjendet e nënta. /Gazeta Sinjali Sporti/