image Milani synon ta rrëmbejë kreun e tabelës në sfidën ndaj Sampdorias, ja formacionet zyrtare

Futboll

Milani synon ta rrëmbejë kreun e tabelës në sfidën ndaj Sampdorias, ja formacionet zyrtare

news image

AC Milan synon ta rrëmbejë kreun e tabelës në Serie A, pas barazimit të djeshëm ndërmjet Napolit me Interin.

Rossoneri është nikoqir i Sampdorias në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Kuqezinjtë janë të motivuar pasi rivalët Interi dhe Napoli lëshuan pikë, si dhe pas fitores javën e kaluar ndaj Nerazzurrit dhe fitores në mesjavë në Kupë, sot kërkojnë vetëm tre pikët.

Në anën tjetër mysafirët do mundohen të befasojnë Milanin për të marrur ndonjë pikë, e ku po ashtu transferimi i fundit i tyre, Sebastian Giovinco që bëri bujë në rikthimin në Itali nga Amerika, mund t’i shërbejë për ndonjë rezultat pozitiv.

Vendasit kanë 52 pikë të arkëtuar në pozitën e tretë, kurse mysafirët me 23 pikë gjenden në vendin e 16-të.

Formacionet për këtë përballje janë publikuar:  

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Tomori, Romagnoli, Florenzi; Tonali, Bennacer; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud. 

SAMPDORIA (4-4-1-1): Falkone; Bereszynski, Magnani, Colley, Murru; Conti, Candreva, Rincón, Thorsby. /Gazeta Sinjali Sporti/