Milani luan sot ndeshjen vendimtare në Champions League, raporton Sinjali Sport.
Rossoneri e pret Liverpoolin në ‘San Siro’, nga ora 21:00.
Ekipi italian luan vetëm për fitore si dhe me mendjen në Portugali, ku shpreson që Porto të lëshojë pikë me Atletico Madridin.
Kuqezinjtë kanë katër pikë në pozitën e tretë, kurse vendi i dytë që është Porto ka pesë pikë.
Liverpooli është i vetmi ekip që ka siguruar kualifikimin nga grupi B me 15 pikë si lideri i tabelës.
11-shet startuese për këtë duel janë publikuar dhe ato janë:
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Kalulu, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Kessié; Messias, Diaz, Krunic; Ibrahimovic. Trajner. Pioli.
LIVERPOOL (4-3-3): Alisson; Williams, Konaté, Phillips, Tsimikas; Oxlade-Chamberlain, Morton, Minamino; Salah, Origi, Mané. Trajner. Klopp.