image Milani shkroi histori në ndeshjen ndaj Salernitanas

Futboll

Milani shkroi histori në ndeshjen ndaj Salernitanas

news image

Asnjë lojtar italian nuk u shfaq në formacionin fillestar të Milanit kundër Salernitanas për herë të parë në histori.

La Gazzetta dello Sport nxori në pah një statistikë disi historike për kuqezinjtë, të cilët luajtën kundër Salernitanas të hënën mbrëma pa asnjë italian në 11-shen fillestare.

Sandro Tonali u pushua fillimisht pasi kishte nisur çdo ndeshje që nga fillimi i vitit.

Italiani ishte në pankinë së bashku me bashkëkombasit e tij Davide Calabria, Alessandro Florenzi, Tommaso Pobega, Matteo Gabbia dhe Antonio Mirante.

Milani kishte pasur gjithmonë të paktën një lojtar italian në formacionin e tyre fillestar në çdo ndeshje të Serisë A para ndeshjes së mbrëmshme.

Kuqezinjtë nuk arritën më shumë se një barazim, duke luajtur baras me rezultat 1-1.

/GazetaSinjaliSport/