image Milani rrëmben kreun e tabelës së Serie A, pas fitores minimale ndaj Sampdorias

Futboll

Milani rrëmben kreun e tabelës së Serie A, pas fitores minimale ndaj Sampdorias

news image

AC Milan me fitore ka rrëmbyer kreun e tabelës në Serie A, pas barazimit të djeshëm ndërmjet Napolit me Interin.

Rossoneri ishte nikoqir i Sampdorias në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Milan triumfoi me rezultat minimal 1-0 kundër Sampdorias.

Rafael Leao ishte heroi i vendasve, me golin e minutës së tetë, që doli të jetë i fitores.

Kuqezinjtë ishin të motivuar pasi rivalët Interi dhe Napoli lëshuan pikë, si dhe pas fitores javën e kaluar ndaj Nerazzurrit dhe fitores në mesjavë në Kupë, sot gjetën tre pikët.

Milani ka 55 pikë të arkëtuar në pozitën e parë pas këtij dueli, kurse mysafirët me 23 pikë gjenden në vendin e 16-të. /Gazeta Sinjali Sporti/