AC Milan me fitore ka rrëmbyer kreun e tabelës në Serie A, pas barazimit të djeshëm ndërmjet Napolit me Interin.
Rossoneri ishte nikoqir i Sampdorias në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.
Milan triumfoi me rezultat minimal 1-0 kundër Sampdorias.
Rafael Leao ishte heroi i vendasve, me golin e minutës së tetë, që doli të jetë i fitores.
Kuqezinjtë ishin të motivuar pasi rivalët Interi dhe Napoli lëshuan pikë, si dhe pas fitores javën e kaluar ndaj Nerazzurrit dhe fitores në mesjavë në Kupë, sot gjetën tre pikët.
Milani ka 55 pikë të arkëtuar në pozitën e parë pas këtij dueli, kurse mysafirët me 23 pikë gjenden në vendin e 16-të. /Gazeta Sinjali Sporti/