Milani do të vazhdojë bashkëpunimin me mbrojtësin e talentuar, Pierre Kalulu.
Kalulu sapo ka nënshkruar kontratë të re me AC Milan, ka konfirmuar Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, kontrata është 5-vjeçare, e vlefshme deri në qershor 2027.
22-vjeçari konsiderohet si një nga talentet më të mirë në Serie A.