image Milani pret Sassuolon, publikohen 11-shet startuese

Futboll

Milani pret Sassuolon, publikohen 11-shet startuese

news image

AC Milan është nikoqir i Sassuolos në xhiron e 14-të në Serie A, raporton Sinjali Sport.

Kuqezinjtë presin zigjelbërit në ‘San Siro’ me fillim nga ora 15:00.

Rossoneri kërkon fitoren e cila do ta vendoste në krye të tabelës së ligës, pasi momentalisht ndodhet në pozitën e dytë me 32 pikë, aq sa ka edhe Napoli e cila luan në mbrëmje ndaj Lazios.

Në anën tjetër mysafirët gjendën në vendin e 13-të me 15 pikë.

Formacionet për këtë takim janë publikuar:

AC Milan (4-2-3-1) – Stefano Pioli
Mike Maignan; Alessandro Florenzi, Simon Kjær, Alessio Romagnoli, Theo Hernández; Ismaël Bennacer, Tiémoué Bakayoko; Alexis Saelemaekers, Brahim Díaz, Rafael Leão; Zlatan Ibrahimović.

U.S. Sassuolo Calcio (4-3-3) – Alessio Dionisi
Andrea Consigli; Jeremy Toljan, Kaan Ayhan, Gian Marco Ferrari, Rogério; Davide Frattesi, Maxime Lopez, Hamed Traorè; Domenico Berardi, Gianluca Scamacca, Giacomo Raspadori.
/Gazeta Sinjali Sporti/